“Në samitin BE-Ballkani Perëndimor duhet thënë qartë se për të qenë pjesë e Komunitetit duhet të pajtoheni me të kaluarën dhe të respektoni detyrimet e marra”, tha eurodeputeti bullgar Ivaylo Valçev me rastin e takimit të sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Bruksel.
Ai përmendi Maqedoninë dhe Serbinë si shembuj “të keq”.
“Ne shohim se vende si Maqedonia e Veriut dhe Serbia refuzojnë të ndjekin politikën e përbashkët evropiane. Kryeministri i ri në Shkup erdhi në pushtet me retorikë dhe politikë antibullgare të bazuar tërësisht në urrejtjen për bullgarët. Madje nga atje kanë njoftuar se do të ndërpresin punën në Korridorin 8, i cili ka një rëndësi strategjike për të gjithë BE.
Serbia nga ana e saj nuk i përmbahet politikës së jashtme të përbashkët dhe me veprimet e saj destabilizon Ballkanin Perëndimor qasja, tensioni i vazhdueshëm përgjatë kufirit me Kosovën dhe refuzimi i dialogut konstruktiv nga Beogradi janë kërcënim për sigurinë në rajon”, ka thënë Valçev, përcjellin mediat bullgare.