Ministria e Ekonomisë sot lanson Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë.
Kjo po mundësohet me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) si këshilltar kryesor i transaksionit, si dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në njoftimin e Ministrisë është bërë e ditur se lansimi i ankandit do të shoqërohet nga një agjendë aktivitetesh, përfshirë dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti, zëvendës ambasadorit gjerman, drejtoreshës së USAID-it në Kosovë, dhe të atij të IFC-së.
Përgjatë ngjarjes janë paralajmëruar fjalime dhe prezantime informuese.
Kjo është agjenda:
08.30 – 9:00 – Regjistrimi
Fjalimet:
– Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti
– Fjalimi i Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli
– Fjalimi i Zëvendës Ambasadorit gjerman në Kosovë, Mathias Conrad
– Fjalimi i Drejtores së Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt
– Fjalimi i Drejtorit Regjional për Ballkanin Perëndimor nga IFC, Nicolas Marquier
– Prezantimi i potencialit të Erës në Kosovë