Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me akuzat mes asamblistëve të LVV-së për shkëmbimet e pronave në projektin e Badovcit, ku u tha se “janë vjedh 50 milionë euro në emër të Albin Kurtit”.
Në një video të publikuar nga Paparaci, asamblisti Berat Lahu dëgjohet duke thënë se në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin.
Kjo ka bërë të Prokuroria Themelore në Prishtinë të nis hetimet për këtë rast. Prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe se është në fazën fillestare të procedurës, kanë konfirmuar nga Prokuroria.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës, andaj për momentin më shumë informata lidhur me këtë nuk mund të jepen!”, thuhet në përgjigje.
Përplasja mes asambleistëve të VV-së u bë në seancën e 9 dhjetorit, kur asamblistët Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit. Kjo nuk u prit mirë nga asambleistët e tjerë e zyrtarët e Vetëvendosjes.
Akuza dhe kundër-akuza u shkëmbyen mes tyre në mes të seancës së jashtëzakonshme ku u votua buxheti.
Lahu e akuzoi Sveçlën për qëndrimin në sallë të asamblistëve të LVV-së në janar të vitit 2024, për t’ia mundësuar pushtetit të Përparim Ramës kuorumin për këmbimin e pronave të ish-bashkëpunëtorëve të tij në projektin e Badovcit, ku nuk lejohen ndërtimet, me një pronë komunale që ka vlerë rreth 20 milionë euro. Projekti më vonë ishte anuluar.
Ndërkaq, Sveçla i ka thënë Lahut se është shantazhuar për “hajnitë”, duke iu referuar ndjekjes së Lahut nga Prokuroria mbi dyshimet për përfshirje në rastin “Brezovica”.
Prezent gjatë diskutimeve, sipas video-incizimit, janë edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Berita Abazi, asistente e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Diskutimi:
Azemi: Interesat e kujt po i mbron?
Lahu: Të kërkujna hiç. Veç du me mbajt përgjegjësi për popullin
Lahu: O egzon, a i keni marr qito pyetje me ardhë me na sqaru pse kanë negociu me Ramën? A ke ardhë? E pse u lidhë në emër të kryeministrit? A ke ardhë me na sqaru neve? Tri herë [nuk kuptohet] ju kam thanë, edhe juve ju kam thanë ‘unë rri. Qekjo strategji është e poshtër se [nuk kuptohet].”
Lahu: A e humbët Prishtinën me 67%?
Azemi: Ti fitove
Lahu: A e humbët?
Azemi: Ti fitove. Ti je në rregull
Lahu: Jo, unë s’jam në rregull se [nuk kuptohet]”
Egzon Azemi diskuton me Edmond Azemin, asamblistin tjetër të Vetëvendosjes që qëndroi në sallë
Lahu: Jo, ti më akuzove, ti nuk mund të më shantazh. Mua nuk mund të më shantazhojë kurrkush. Ti bëre akuza. Kjo është vetëm një shpifje
Azemi: Nëse të kanë kërcënuar për burg kallëzo. Nëse të kanë kërcënu për burg, kjo është diçka tjetër. Mos e shit interesin e popullit!
Lahu: Kur të mi tregon negociatat për Badovcin, të kallëzoj!
Azemi: Nëse të shantazhojnë me burg, kallëzom!
Lahu: S’ke nevojë ti me ma lujtë policin, po.. s’ke nevojë me më mbrojtë ti, unë e mbroj veten
Lahu: O s’mund të më shantazhoj mua kurrkush, as ti, as kurrkush.. s’mundet, se ti e bon, kjo shantazh është”
Azemi: Jo s’është shantazh
Lahu: Jo qekjo presion është, mos bë hajgare.
Azemi: Kjo është për mbrojtjen e interesave të populli.. qysh presion me i mbrojt interesat e popullit!
…
Lahu: Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë edhe për Badovcin.
Sveçla: Të kanë shantazhu për ato hajnitë.. [nuk kuptohet]
Lahu: Ej, mshele gojën ti, a more vesh? A e nive çka tha? A ke prezent çka tha? Qetash ta dhezi ni padi, edhe.. a e nive çka tha? A e nive çka tha? Ti je dëshmitar.
[nuk kuptohet]
Lahu: A keni marrë masa ndaj këtij [Gëzim Sveçlës, v.j] që e ka votu këta? A keni marrë masa? Mos bë hajgare, mos i bë presion!
Lahu: Pse nuk keni marrë masa që e ka votu këmbimin e pronave në Badovc, 50 milionë? Pse s’keni marrë masa që u thirrë në emër të Albin Kurtit, e Albin Kurti ka thënë që duhesh me anulu atë vendim.