Marrëveshja e Ohrit është çelësi për ruajtjen e karakterit unitar dhe sovranitetit të Maqedonisë së Veriut, thotë eksperti për Ballkanin, Eduard Xhofez, përcjell KlanM.
Ai, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar pohimet e BDI-së se nisma në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar gjuhën shqipe cënon Marrëveshjen e Ohrit, sic njofton KlanM, paralajmëron se vendi nuk duhet të lejojë që të shndërrohet në katastrofë tjetër ballkanike, duke potencuar rëndësinë e dialogut dhe mbështetjes nga SHBA-të dhe BE-ja.
EDUARD XHOZEF – EKSPERT PËR BALLKANIN
“E ardhmja e vetme që mund ta ruajë RMV-në si shtet të pavarur dhe sovran dhe trashëgiminë e Maqedonasve dhe Shqiptarëve që jetojnë këtu, është përmes mirëmbajtjes dhe respektimit të këtij vendi si shtet unitar dhe sovran dhe këtë e bën Marrëveshja e Ohrit. Në të nuk ka ndasi territoriale, s`ka kantone, s`ka entitete… Shohim B e H dhe themi kjo është katastrofë. Shohim Kosovën dhe situatën në veri dhe refuzimi të njihet – katastrofë. RMV-ja nuk mund të lejojë të jetë katastrofa e tretë e Ballkanit. Marrëveshja e Ohrit është e shkëlqyeshme dhe marrëveshje korrekte dhe nëse për të keni mosmarrëveshje, bisedoni me ta, konsultohuni me miqtë. Aty janë SHBA-të dhe BE-ja, konsultoni ata dhe bëni zgjidhje korrekte. Unë jam i sigurt se mund të bëhen”
Kohë më parë Xhozef pati deklaruar se nga kriza midis Kosovës dhe Serbisë përfitojnë liderët e dy palëve. Por, në kohën kur politikanët e bllokut politik maqedonas dhe shqiptar të Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë flasin për destabilizim potencial, sipas Eduard Xhozef, sic përcjell KlanM, situata në RMV është krejtësisht ndryshe nga ajo në Kosovë dhe Serbi.
“Këtu dua të jem shumë i qartë se Serbia dhe Kosovë nuk kanë përgjegjësi të njëjtë për situatën. Serbia refuzon ta njoh Kosovën dhe pranon që status kuoja të mbajë Kosovën në situatë të pasigurtë. Serbia ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë. Por, padyshim se Kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi dhe ai gjithashtu duhet të dëshmojë se Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës dhe se Qeveria në Prishtinë i respekton dhe i vlerëson si qytetarë të plotë të vendit” – tha Xhozef.
Duke komentuar “betejën” anti-korrupsion në Maqedoninë e Veriut, Eduard Xhozef, thotë se nga autoritetet e Shkupit duhet të shihen veprime konkrete që nga sistemi gjyqësor, prokurorët, gjykatësit, nëpër gjithë spektrin politik dhe etno-kombëtar dhe kjo të mos bëhet në mënyrë selektive.
“Listën e zezë” amerikane ai e sheh si hap pozitiv, konstruktiv dhe të kuptueshëm.
“Njëkohësisht është zhgënjyese që pas shumë viteve të të ashtuquajturit tranzicion shohim nevojën që SHBA-të të bëjnë hapa të këtillë, që nga ana tjetër janë të domosdoshme dhe në rregull. Por, t`i kthehemi pjesës së parë. Treguesi më i mirë se një veprim i këtillë ishte i drejtë nga SHBA-të, që fatkeqësisht duhet të futnin ish-Zv/Kryeministrin Artan Grubi në listën e zezë, është se vet BDI-ja potencoi se respekton vendimin. Fakti se BDI e tha këtë dhe potencoi rëndësinë e raporteve me SHBA-të, është hap pozitiv” – tha Xhozef.
Duke komentuar ngecjen e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, eksperti për Ballkanin, Eduard Xhozef, sic njofton KlanM, pret që SHBA-të të kyçen në mënyrë më aktive në kontestin dypalësh Shkup – Sofje, sic thotë, që të mos bllokohet integrimi i RMV-së në BE.
“Pres që SHBA-të të jenë para BE-së, për shkak se rregullat nuk munden. Mendoj se vende anëtare të BE-së individualisht mund të sigurojnë bindje për këtë dhe të japin sinjale për përkushtim të fuqishëm se kur ky kusht një herë do të përmbushet, nuk do të tolerohen sërish kushte tjera. Mendoj se vetëm kështu është korrekte dhe e drejtë, sërish të hapet procesi i BE-së, për shkak se negociatat janë shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e RMV-së” – tha Xhozef.
Lidhur me veton Bullgare, eksperti për Ballkanin, Eduard Xhozef, shprehet i prerë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet patjetër të punojë me SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së, duke shfaqur optimizëm dhe kjo situatë mund të tejkalohet.