Një vajzë është plagosur me armë zjarri dje në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, transmeton Gazetapacenzure.com.
Policia ka arritur ta arrestonte të dyshuarin dhe ai është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet në lidhje me ngjarjen ende po vazhdojnë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh dërguar mediave.
“Më 11.12.2024, në orën 04:00, pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihet identiteti i vajzës së plagosur dhe i të dyshuarit.