Profesori amerikan i Johns Hopkins- University, Edward P. Joseph, është takuar të hënën me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Joseph ka thënë se është nder i veçantë të flasë për një temë të tillë me sllovakun, duke e cilësuar si “më i palodhuri”, shkruan Gazeta Express.
Joseph e ka vlerësuar lartë punën e Lajcakut përgjatë këtyre katër vjetëve si emisar, duke thënë se askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës së ndërmjetësimit të dialogut më shumë se Lajcaku.
“Një nder i veçantë për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel me të palodhurin Miroslav Lajcak, përfaqësues special i BE-së. Faleminderit, Miro, për këto biseda domethënëse gjatë këtyre 4+ vjetëve të fundit. Askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës”, ka shkruar Joseph.