Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin tetor 2024, nga të cilat rezulton se më shumë vizitorë ka pasur në hotele për muajin tetor të këtij viti sesa një vit më parë.
“Në tetor 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 658, prej tyre 40.0%, ishin vendorë dhe 59.9% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2023 (sa ishin 55 022 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 4.6%. Numri i net-qëndrimeve ishte 137 551 prej tyre 49.6% nga vendorët dhe 50.3% nga të huajt. Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve tetor 2023 – tetor 2024. Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele”, thuhet në njoftim.
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 8 578 vizitor dhe më 30 353 net-qëndrimi.
Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë prijë Shqipëria dhe Turqia.
“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (tetor 2023) ka rritje të vizitoreve për 13.7%. Në total 34 488 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj”, theksohet në njoftim.