Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT promovon raportin me titull “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc: Cilët janë hapat e radhës?”
Gjatë raportit u tha se më shume se një vit pas sulmit terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, kreu i këtij grupi Milan Radojçiq vazhdon të mbetet i pandëshkuar dhe i strehuar në Serbi. Edhe pas sulmit terrorist në Banjskë, veriu i vendit u bë shënjestër i sulmit tjetër terrorist në kanalin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit. Gjatë prezantimit të raportit ndër të tjera u rekomandua që institucionet e Kosovës të zhvillojnë kapacitete të mjaftueshme për parandalimin e sulmeve të mundshme terroristë në të ardhmen në Kosovë dhe të marrim masa shtësë të sigurisë për objektet e infrastrukturës kritike.
Në publikim të raportit mori pjesë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe qeveria është e fokusua me gjitha kapacitetet në këtë drejtim.
“Që nga aksionet tona të para jemi ballafaquar me akte terroriste ndaj pjesëtarëve të policisë dhe me barrikada në pengim të qarkullimit të lirë. Ne numërojmë qindra sulme ndaj policisë, mediave e qytetarëve e cila pas gjithë këtyre qëndron Serbia. Por lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe qeveria është e fokusu me gjitha kapacitetet në këtë drejtim”, tha ai.
Gjatë prezantimit të raportit hulumtues “Nyja e pazgjidhur – hapat drejt sigurisë dhe stabilitetit në veri”, Skender Perteshi nga Instituti për Siguri she Reziliencë – PREVENT theksoi se siguria nuk u takon vetëm organeve të sigurisë dhe mbrojtjes. Ai tha se për sigurinë me vend duhet të përfshihen të gjithë akterët për rend dhe ligj.
Ky raport analizon situatën e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2022 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e veriut”. Përpjekjet për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe eliminimin e grupeve kriminale që operojnë në veri. Sfida dhe hapa të nevojshëm për përmirësimin e sigurisë për të gjitha komunitetet në këtë zonë.