Avioni qeveritar me të cilin presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duhej të udhëtonte për në Paris për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dame është prishur më 3 dhjetor, në momentin kur kryeparlamentari Afrim Gashi ishte nisur për në Suedi.
Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, tha për SDK se aktualisht janë duke u bërë analiza dhe testime shtesë, me qëllim të kthimit të tij në komunikacion.
“Defekti i një instrumenti të tillë nuk lejon funksionimin e fluturimit, as ndezjen e motorëve dhe duhet zëvendësuar.
“Një instrument i ri ka ardhur më 4 dhjetor dhe pas ndërrimit të tij, aeroplani është kthyer në Shkup, ku bëhen analiza dhe teste shtesë para se të kthehet në funksionim”, tha Tomovski.
Avion “Learjet 60” i vitit 2004 i Qeverisë, një aeroplan biznesi që ka një varg rrugësh të mesme, pra mund të fluturojë në Evropë dhe në Lindjen e Afërt, por jo fluturime transoqeanike.
Tomovski në “Daily Click” më 23 shtator të këtij viti ka deklaruar se janë shpenzuar miliona euro për riparime, por më nuk prodhohen as pjesë, gjegjësisht përdoren pjesë të riparuara.