Kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës unazore në Junik.
Shehu, përmes një postimi në facebook u shprehë se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë.
Ndërsa ka bërë të ditur se në muajt në vijim, do të nisim edhe shumë projekte tjera të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e rrugëve të reja dhe modernizimin e infrastrukturës ekzistuese.
“Në muajt në vijim, do të nisim edhe shumë projekte tjera të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e rrugëve të reja dhe modernizimin e infrastrukturës ekzistuese. Synimi ynë është të krijojmë një qytet më funksional, më modern dhe më të aksesueshëm, duke sjellë standarde të larta ndërtimi dhe duke përmirësuar çdo aspekt të jetës së përditshme.
Për ne, qytetari mbetet gjithmonë prioriteti ynë. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti dhe ju siguroj se do të vazhdojmë me përkushtim dhe vizion për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetin tonë”, ka thënë Shehu./Indeksonline/