Bashkimi pret Bregallnicën nga Shtipi në shtëpi, në derbin e javës së 15-të të ligës së dytë (e fundit për sezonin vjeshtor).
Ky takim, siç është bërë e ditur, do të luhet pa praninë e tifozëve. Klubi kumamovar, sot përmes një komunikatë në faqen zyrtare në “Facebook”, ka lëshuar një mesazh për tifozët, të cilët nuk do të jenë në stadium, shkruan Open-TV.
Në renditjen tabelore, Bashkimki ndodhet në vendin e dytë me 29 pikë, kurse Bregallnica e dyta me 4 pikë më shumë.
Postimi i KF Bashkimi:
Të shtunën do të ndeshemi kundër Bregalnicës, është ndeshja e fundit e këtij sezoni. Për fat të keq, për shkak të vendimit të FFM dhe MVR, kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut.
Gjithsesi, mbështetja juaj nuk ka munguar asnjëherë dhe jemi të sigurt se nuk do të mungojë as këtë herë, qoftë edhe përmes ekranit të TV. Edhe pse nuk do të jeni fizikisht me ne në tribuna, shpresojmë t’ju bëjmë krenarë dhe të sigurojmë këto 3 pikë që të mbeten në Kumanovë!