Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, mori pjesë sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, organizuar në Bruksel nga “Friends of Europe”. Fetai diskutoi për sfidat dhe perspektivat e rajonit, në një panel të moderuar nga Jamie Shea, ish-zëvendës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Fetai theksoi angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucione, duke veçuar reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Fetai theksoi prioritetet e Qeverisë në kuadër të Agjendës Reformuese, duke veçuar forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe shtetin e së drejtës, si themele për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Pjesëmarrja e Zëvendëskryeministrit Fetai në Samitin BE-Ballkani Perëndimor pasqyron përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal drejtë këtij synimi.