Edhe këtë të martë kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, duke e kthyer tashmë si një “zakon” komunikimi dhe interaktiviteti me publikun.
Në nisje të kësaj komunikimit live në Facebook, kreu i qeverisë është ndalur në një lajm të bërë publik dje nga Parlamenti Europian ku u bë me dije se në Tiranë do të hapet një zyrë për të forcuar më tej angazhimin e tij me Ballkanin Perëndimor.
“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm, një moment tjetër shumë i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtarë, ndërkohë që kemi nisur përgatitjet për samitin e madh më 16 maj, e para samitit BE dhe liderët e BE kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të rajonit tonë. Pra 15 do të mikpresim liderët e Këshillit Europian dhe më 16 do të vijnë liderët e të gjithë kontinentit, me përjashtim të Rusisë”, tha Rama.