Ndërmarrja Publike Banesore vazhdon të mos ketë “pardon” ndaj pronarëve që kanë obligime të mëdha në lokalet e marra me qira nga kjo kompani.
NPB-ja bashkë me Njësinë Speciale ka vazhduar sot aksionin duke marrë nën kompetencë “Radio cafen”, lokalin e njohur përballë postës në kryeqytet.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se obligimet e pronarit ndaj kompanisë janë afro 80 mijë euro.