Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) zyrtarisht është pranuar si anëtar i rrjetit prestigjioz evropian të burgjeve EuroPris.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani sot ka pranuar letrën zyrtare të konfirmimit për anëtarësim.
“Ky vendim shënon një pikë kthese për integrimin ndërkombëtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përforcuar pozicionin e tij si një institucion modern dhe i përkushtuar për standardet evropiane në sistemin e drejtësisë dhe atë korrektues”, thuhet në njoftimin për media..
Në letrën e tij zyrtare, Drejtori Ekzekutiv i EuroPris, z. Gustav Tallving, deklaroi:
“Në emër të Bordit dhe Sekretariatit të EuroPris, kam kënaqësinë t’ju informoj se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në EuroPris është miratuar. Ne mirëpresim ngrohtësisht Shërbimin Korrektues të Kosovës në rrjetin tonë të respektuar të shërbimeve korrektuese evropiane, ku presim të forcojmë bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe progresin e përbashkët në sektorin e burgjeve dhe provës.”