Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish sot komentuesve në rrjetet sociale.
Një prej qytetarëve ka shkruar se vendi ynë nuk mund të krahasohet me Greqinë përsa i përket turizmit.
Rama u shpreh se sa i përket shifrave, ato nuk janë në terma absolutë, por se sa është rritur numri i tyre gjatë viteve të fundit.
Edi Rama: Postova qëparë tabelën e UN Turism, organizata gjithëbotërore e turizmit ku janë anëtare të gjithë vendet e OKB. Mirëpo disa miq këtu kishin disa gjëra ndryshe për të thënë ndaj ia vlen të bëj një koment “Sy m’sy”.
Komentuesi: Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!!Vetëm ne portin e Pireut po te shkosh dhe te shikosh se sa turiste lëvizin neper ishujt, në as qe do ti kemi për gjithë jetën tonë..
Edi Rama: Këtu flitet për rritje krahasimisht me vendet e mëparshme, sepse me numra absolutë as krahasohemi as nuk kemi pse krahasohemi. Këtu flitet se cili vend është zhvilluar më shumë në vitin që lanë pas.
Mos të duash këtë qeverinë time të poshtër, nuk duhet të të pengojë të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë shkojnë e vijnë edhe pse kjo e PS do të ketë edhe disa vite këtu derisa të fusim Shqipërinë në BE, të paktën, por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë. Dhe kur Shqipëria shkëlqen si në turizëm dhe e thonë të tërë, s’ke pse ja kursen vetes një buzëqeshje mor Paulin. Por nejse ti e di vetë.
Që jemi në 2025 e kam shumë të qartë sepse është viti i mandatit të ri qeverisës, që do e marrim më 11 maj. Gëzohuni mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë kur ajo bën sukses…
Fakti që po ndodh kështu, sot lidhet me punën kolosale që janë bërë në këto vite, për të ndryshuar imazhin skandaloz të Shqipërisë, për të pastruar llumin, plehrat e kudondodhur, për të rilindur qytetet e rindërtuar infrastruktura, mbështetur investimet në bujqësi, turizëm, biznesin e vogël. 10 vite më parë nuk bëjë dot një fotografi sepse nuk kishe nga të rrotulloheshe nga rrënimi. Suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, puna këmbëngulëse e kësaj qeverisë dhe aleanca jonë strategjike me sipërmarrësit e vegjël e të mëdhenj që punon dhe nuk merret me llafe. Të tjerat janë llafe që i merr era. Era e 11 majit sa shumë llafe do të marrë me vete, do ta shohim