Laçi dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 2-2, sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Një duel i luftuar, që u luajt me pjesë nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë foli për vendasit. Laçi gjeti avantazhin me Myrtën dhe më pas dyfishoi shifrat me golin e Tresës. Ky i fundit shënoi nga penalltia.
Të dyja skuadrat ndanë nga 1 pikë, teksa Vllaznia do vazhdojë të luftojë për dy vendet e para dhe Laçi për mbijetesën.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
LAÇI 2-2 VLLAZNIA
10′ Myrta, 26′(p) Tresa – 55′ Çoba, 63′ Mensah
NGJARJET KRYESORE
90+4’ Mbyllet ndeshja me barazim 2-2, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët.
90+2’ Tafili merr vendin e Çobës te Vllaznia.
90+1’ Laçi humbet një rast të mirë për golin e fitores. Topi përfundon jashtë.
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
86′ Gjuan Jago nga goditja e dënimit. Topi përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
85′ Karton i verdhë për Malën, që pretendon kartonin e dytë të verdhë për Kristian. Barjami nuk i fal protestat. (VIDEO)
84′ Karton i verdhë për Mensah që proteston, po ashtu dhe për Brdariç nga stoli i Vllaznisë.
82′ Molla kontrollon goditjen e Malës. Ky i fundit provoi nga jashtë zone. (VIDEO)
81′ Karton i verdhë për Marjo Bytyçin, që është trajneri i portierëve të Laçit. Kjo pas protestave për një faull të akorduar në favor të Vllaznisë.
80′ Jago provon nga jashtë zone, por goditja e tij përfundon jashtë. Vazhdon Vllaznia të diktojë pjesën e dytë. (VIDEO)
75′ Mensah pranë goli të përmbysjes. Kryesori Barjami akordon faull në favor të portierit Molla. (VIDEO)
75′ Shabani devijon në këndore goditjen e Qatos. Vllaznia pranë golit të përmbysjes. (VIDEO)
72′ Aksion i mirë nga Laçi. Prodani gabon në pasimin e fundit. (VIDEO)
70′ Shabani do marrë vendin e Traore te Laçi.
67′ Jago provon nga jashtë zone. Goditja e tij përfundon jashtë. Minuta të mira për Vllazninë. (VIDEO)
66′ Miqtë në sulm për golin e përmbysjes. Vuajnë kurbinasit. (VIDEO)
65′ Largohet Deliu dhe aktivizohet Qato te Vllaznia.
63′ GOOOL! Laçi 2-2 Vllaznia/ Tronditen vendasit, Mensah vendos baraspeshën. Sulmuesi i harruar në zonë godet si duhet me kokë. (VIDEO)
59′ Bullari merr vendin e Myrtës te Laçi.
55′ GOOOL! Laçi 2-1 Vllaznia/ Çoba tund rrjetën e kurbinasve për të rihapur ndeshjen. (VIDEO)
53’ Myrta nuk shfrytëzon si duhet rastin për golin e tretë. Jukaj pret për të mbajtur në lojë skuadrën e tij. (VIDEO)
51’ Rast i mirë për Tresën. Goditja e këtij të fundit përfundon jashtë. (VIDEO)
48′ Kristian ndëshkohet me karton të verdhë.
46′ Pjesa e dytë nis me 3 ndryshime te Vllaznia. Largohen Sala, Stojanoviç dhe Dodaj, vendin e tyre e marrin Gruda, Jago dhe Mensah.
45+3′ Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për Laçin.
45+1′ Portieri Molla devijon në këndore goditjen e Bajramit. (VIDEO)
45+3′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Prodanit.
37′ Dodaj dhe Mala humbin dy raste të mira për të ngushtuar shifrat. Portieri Molla tregohet vendimtar me pritjet e tij. (VIDEO)
36′ Laçi i afrohet golit të tretë goditja e Prodanit gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)
32′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë.
29′ Ndërhyrje vendimtare e portierit Molla, pasi Balaj provon direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)
24′-26′ GOOOL! Laçi 2-0 Vllaznia/ Myrta fiton 11-metërsh pas ndërhyrjes së Bajramit në zonë. Ky i fundit ndëshkohet me karton të verdhë. Tresa e kthen penalltinë në gol. (VIDEO) + (VIDEO)
24′ Zbritje e Laçit në krahun e djathtë të sulmit. Miqtë tregohen të vëmendshëm në zonë, për të larguar rrezikun. (VIDEO)
19′ Faulla të shumtë në këto minuta.
15′ Kleandro Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon Malën. Miqtë pretendojnë për karton të kuq. (VIDEO)
10′ GOOOL! Laçi 1-0 Vllaznia/ Myrta nuk gabon i vetëm përballë Jukajt. Aksion fantastik i kurbinasve. (VIDEO)
8′ Jukaj ndal Myrtën, i cili u fut në zonë dhe goditi. Rast i mirë për vendasit. (VIDEO)
5′ Skemë ana e Vllaznisë në faullin e fituar. Në fund asgjë nuk konkretizohet dhe Molla kontrollon pa problem.
3′ Zbritje e mirë nga Laçi në mesfushën kundërshtare. Gurishta tregohet i vëmendshëm dhe largon topin. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Laç.
FORMACIONET ZYRTARE
Laçi: Molla, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian
Trajner: Françesko Moriero
Vllaznia: Jukaj, Çoba, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Sala, Krymi, Deliu, Mala, Balaj, Dodaj
Trajner: Tomas Brdariç