Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar në lidhje me mbylljet e papritura të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë.
Në një postim të bërë në “X”, Ambasada Amerikane thotë se është e shqetësuar për këtë veprim “të pakoordinuar”.
Në atë reagim thuhet se mbylljet e këtyre zyrave janë bërë pakoordinim dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet dypalëshe.
”Ambasada e SHBA është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalësh”, thuhet në reagim.
Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.