Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, ka marrë 157,219 vota, duke dalë kandidati më i votuar brenda PDK-së. Kryetari i partisë, Memli Krasniqi, i cili mbante numrin dy në listë, ka siguruar 89,185 vota, ndërsa pas tij radhitet Uran Ismaili me 39,177 vota dhe Vlora Çitaku me 36,643 vota.
Ndër emrat e tjerë më të votuar janë Sala Jashari (33,152), Enver Hoxhaj (30,062), si edhe një grup deputetësh që kanë siguruar mandatin me më pak se 30 mijë vota, përfshirë Përparim Grudën, Ganimete Musliun, Jakup Nurën, Rrahman Ramën, Nait Hasanin, Mërgim Lushtakun, Elmi Reçicën, Artan Behramin, Ferat Shalën, Fadil Demakun, Altin Krasniqin, Blerta Deliu-Kodrën, Xhevahir Gecin, Abelard Tahirin, Rashit Qalajn dhe Ariana Musliu-Shoshin.