Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar pas sulmit me eksplozivë në kanalin e ujësjellësit në “Ibër Lepenci” në Zubin-Potok.
Përmes një postimi në “X”, MPJ-ja gjermane thotë se i bashkohet BE-së në reagimin e tyre ku dënohet sulmi, duke thënë se solidarizohen me Kosovën, shkruan IndeksOnline.
“Gjermania i bashkohet Shërbimit të Jashtëm Evropian, duke dënuar me termat më të ashpër sulmin terrorist të djeshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës. Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në postim.
Kujtojmë se pasditen e djeshme, kanali që furnizon me ujë mijëra shtëpi dhe objekte në veri dhe jo vetëm, u sulmua me 15 kilogramë eksplozivë.
Autoritetet dhe krerët shtetërorë e quajtën këtë sulm “akt terrorist të orkestruar nga Serbia“