Kaluan më shumë se 48 orë nga djegia e flamujve shqiptarë në Prilep dhe Kumanovë, nga persona që kanë adresa dhe kanë bërë publike këto akte vandale, Ministria e Brendshme nuk ka ndërmarrë asnjë masë, asgjë, heshtje, asnjë lajm në mediat maqedonase.
Ndërsa, po kjo ministri në rastin e djegies së flamurit shtetëror të RMV-së në mënyrë të shpejt arrestoi disa persona, ku ndaj tre prej tyre inicioi siç u tha procedurë për shkaktim të urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese, që sipas Kodit penal rrezikojnë burg nga 1 deri 5 vjet. Po ashtu sot dolën se paskan zbuluar edhe të riun 17 vjeçar që paska hjekur tabelën e Konsullatës Serbe në Kumanovë.
Pse nuk po veprohet në mënyrë të barabartë. A kemi ligj, Prokurori e MPB që veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë?
Mos ta harrojmë edhe atë policin që u kacavirr e desh u mbyt vetëm për ta hequr flamurin shqiptar nga një shtyllë në Kumanovë!