Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov thotë se është keqkuptuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski në Kosovë në lidhje me ish-ushtarët e UÇK-së, që kërkohen me fletëarrestim nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, përcjell TV21. Filkov thotë se këtofletë arreste vlejnë ende në Maqedoninë e Veriut.
Gazetarja: Në Kosovë kryeministrin e pyetën nëse luftëtarët e UÇK-së, që kërkohen me fletëarrestime ndërkombëtarë, të nënshkruar nga ana e Serbisë përmes INTERPOL, janë të mirëseardhur në Maqedoni. Kryeministri tha se janë të mirëseardhur, sepse nuk i kanë thyer ligjet e Maqedonisë, ndërsa kërkohen me fletë arresti nga INTERPOL. Ju si ministër i Drejtësisë, si e komentoni deklaratën e tij?
“Më falni, unë të kundërtën nga ju e mendoj. Atë që e tha kryeministri atje nuk ka të bëjë me atë që ne të mbledhim çfarëdolloj kriminelësh, por ka të bëjë me zbatimin e drejtësisë dhe ligjeve. Në pjesën tjetër të komentit tuaj, nuk do të ndërhyja”, tha Filkov.
Gazetarja: Të ndërlidhem me pyetjen. Nëse ata persona vijnë në Maqedoninë e Veriut, a do të vlejnë flet arrestimet e INTERPOL?
“Unë mendoj se edhe deri tani, vlejnë”, shtoi Filkov./tv21.tv