Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak.
Vendimi është marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë së mëkurës.
Lajmi u dha nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.
“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në arrest shtëpiak prej 30 dhjetorit 2023.
Kjo masë e dytë shtrënguese erdhi pasi ai nuk pranoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’.
Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë e cilësoi si kushtetuese masën e arrestit shtëpiak që kishte caktuar GJKKO, pavarësisht ankesës, që bëri mbrojtja e Sali Berishë në këtë organ.