Kryeministri Rama ndodhet në Madrid të Spanjës i ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.
Kryeministri Edi Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid
Axhenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025
10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI
10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë.
Ky Kongres, mbahet pas 2 vitesh në Tiranë, mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë. Në mbledhjen e këshillit të ministrave të 29 janarit 2025 u akordua fondi 150 milionë lekë për këtë aktivitet.