©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Ministria e Mbrojtjes e ka anuluar tenderin për ndërtimin e infrastrukturës për Aeroportin e Gjakovës, që ka qenë projekt dy vjeçar, 2024/2025.
Sipas dosjesë së tenderi anulimi i këtij procesi të prokurimit është bërë pasiqë të gjitha ofertuesit e kanë tejkaluar vlerën e parashikuar për këtë kontratë, e që ka qenë saktësisht 1 milion e 930 mijë euro.
Oferta më e lartë për këtë tender ka shkuar deri në 3 milionë e 763 mijë e 852 euro. Tri konsorciumet që kanë dorëzuar oferta më të ulëta se vlera e parashikuar e kontratës, janë eliminuar për mos përmbushje të kritereve.
Në njoftimin për kontratë ishte paraparë që punët për ndërtimin e infrastrukturës në këtë aeroport të kryheshin për 350 ditë nga dhënia e kontratës.
Punimet në këtë aeroport, në dosjen e tenderit, ishin arsyetuar me planifikimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com