Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që nën kërcënimin e armës kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një market. Të arrestuarit nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen, pasi që kanë hasur në rezistencë nga pronaret e marketit, të cilët kanë arritur të ia largojnë pistoleten nga dora. E ndërkohë kanë arritur policia të cilët i kanë arrestuar ata.
“Të dyshuarit meshkuj, të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me datën 26.11.2024 rreth orës 03:26 kemi pranuar një informatë se në një market në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj është një tentim grabitje në progres nga dy persona. Të mënjëhershëm në reagim kanë qenë patrullat e policisë, të cilët kanë arrestuar të dyshuarit.