Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka dënuar të shtënat tragjike në shkollë që morën jetën e të paktën 10 personave të martën, duke e quajtur atë ngjarjen më të keqe në historinë e vendit.
“Sot, ne kemi qenë dëshmitarë të dhunës brutale, vdekjeprurëse ndaj njerëzve krejtësisht të pafajshëm. Këto janë të shtënat masive më të këqija që ka përjetuar ndonjëherë Suedia”, tha Kristersson në një konferencë shtypi.
Ai shprehu dhimbjen e thellë për incidentin, duke thënë: “Është e vështirë të kuptosh përmasat e asaj që ndodhi sot. Ajo që thjesht nuk mund të ndodhë, ka ndodhur.” Ai i kërkoi kombit suedez të mbështesin drejësinë, ndërsa ata hetojnë tragjedinë.
Policia suedeze raportoi se rreth 10 persona u vranë në të shtënat me armë në shkollën Campus Risbergska në Orebro, afërsisht 200 kilometra (124 milje) në perëndim të Stokholmit. Autoritetet besojnë se vrasësi është mes të vdekurve dhe nuk parashikojnë kërcënime të mëtejshme.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 12:33, ne orën lokale në shkollë, e cila u shërben nxënësve që nuk kanë përfunduar arsimin fillor apo të mesëm. Si kundërpërgjigje, shkollat aty pranë u mbyllën për arsye sigurie, ndërsa shërbimet e urgjencës nxituan në vendngjarje.