Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte në kërkim dhe i dënuar për dy vepra penale.
Gjykata i kishte vendosur 32-vjeçarit Fatjon Mersini 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch 1”.
Si rezultat i operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi Fatjon Mersini, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.