Japonia është “thellësisht e shqetësuar” për ndikimin e mundshëm në ekonominë globale të tarifave të reja të vendosura ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës nga Presidenti i SHBA Donald Trump të shtunën, tha sot Ministri japonez i Financave Kasunobu Kato. Trump njoftoi dje se po vendos tarifa 25% për produktet nga Kanadaja dhe Meksika të importuara në SHBA, ndërsa rrit tarifat tashmë ekzistuese për produktet kineze me 10%.
Të tre vendet kanë marrë tashmë ose janë gati të marrin kundërmasa.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar se si këto tarifa mund të ndikojnë në tregun global,” tha Kato në Fuji TV.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për të “shqyrtuar tërësisht” ndikimin e mundshëm të njoftimeve të Trump në tregun e aksioneve, duke vënë në dukje se Japonia do të marrë “masat e duhura”.