Një ngjarje tragjike ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj..
Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.
Ai tha se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.