©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët në Londër.
Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Takimi i Ramës është pjesë e turit “Krenar për Shqipërinë”, pas takimeve të ngjashme me shqiptarët në Nju-Jork dhe Selanik. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12.00 ku duket se të gjitha përgatitjet janë gati, ku një ditë më parë vetë kryeministri ka ndarë pamje nga salla ku do të zhvillohet mbledhja.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.
Këto takime janë një mundësi për të angazhuar komunitetin shqiptar jashtë vendit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025, kur diaspora do të ketë për herë të parë të drejtën e votës.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com