Zjarret në pyje kanë konsumuar tashmë 13,000 hektarë pyje në rajonin e Patagonias në Argjentinë. Zjarret përfshijnë komunat Epuyén dhe Atilio Viglione në provincën e Chubut dhe parkun kombëtar Nahuel Huapi në provincat e Río Negro dhe Neuquén. Atilio Viglione prej nga u përhapën flakët një javë më parë, ka humbur tashmë më shumë se 2500 hektarë pyje shkurre dhe kullota, ndërsa në Epuyén ku operacionet e shuarjes së zjarrit kanë vazhduar që nga 15 janari janë djegur më shumë se 5000 hektarë dhe 70 shtëpi.
Përmes një deklarate, parku kombëtar Nahuel Huapi shpjegoi se ditët e fundit situata është komplikuar për shkak të erërave të forta
Në njoftimin për shtyp thuhet se puna strategjike e kryer në luftën kundër zjarrit, e cila filloi në fund të dhjetorit vazhdon edhe sot.
“Duke marrë parasysh kompleksitetin e terrenit, shpërndarjen e shpërthimeve dhe temperaturat, kemi pasur rezultate pozitive deri më tani duke parandaluar përhapjen e zjarrit për të prekur popullsinë e Cascada Los Alerces dhe duke ngadalësuar përparimin e tij drejt Laguna Quetro dhe Los Manzanos të cilat janë vendet prioritare për t’u mbrojtur që nga fillimi i zjarrit. Në disa zona që janë të vështira për t’u aksesuar, ne po punojmë me pika uji duke përdorur avionë zjarrfikës për fikjen e tyre”, përfundoi ai.