Zyra e Kryeministrit të vendit ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.
Këtë herë, është arritur të nënshkruhet marrëveshje për shërbimet e transportit me autobus.
Kjo kontratë përfshin transportin me autobus dhe minibus, brenda dhe jashtë vendit, për aktivitete të ndryshme, si përvjetorët, mbledhjet e përbashkëta të Qeverive të vendeve të rajonit, grupe pune dhe trajnime të ndryshme.
Përshkrimi i kontratës, i publikuar nga E-prokurimi, sqaron se shërbimi do të ofrohet për ngjarje të organizuara nga Zyra e Kryeministrit, si dhe aktivitete të tjera që lidhen me Qeverinë dhe institucione të ndryshme.
Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 60 mijë euro, porse e njëjta është arritur për 46 mijë e 900 euro.
Tenderi i është besuar Agjensionit “Memi Reisen”, me kohëzgjatjen prej 24 muajve.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 59,850 euro.