U mbajt sot konferenca për prezantimin e projektin CORE-ED Academy, të udhëhequr nga universiteti “Luarasi”, i cili ka në fokus riedukimin e të miturve të cilët janë në konflikt me ligjin dhe përmirësimin e sistemit të burgjeve për të miturit në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu, deklaroi se ishte krenare për faktin që “Luarasi” udhëheq një iniciativë të tillë transformuese, ndërsa shtoi se projekti drejtohet nga vizioni i përbashkët për të përmirësuar kualitetin e edukimit.
Zonja Hysenbelliu u shpreh besimplotë se “CORE-ED Akademy” do të sjellë një ndryshim që do të zgjasë në arsimin e lartë duke i ardhur në ndihmë jo vetëm institucioneve por edhe komunitetit akademik në Shqipëri e jo vetëm.
“Të nderuar përfaqësues të BE dhe partnerë, e nderuar të mirëpres mbledhjen kick off e këtij programi, sot shënohet mundi i parë për bashkëpunimin që na bashkon institucioneve ekspertizën dhe ambicien e përbashkët. Dua të shpreh mirënjohjen për BE dhe Erasmus që na suporton në reformën edukative dhe misionin në BE për suportin e vazhdueshëm.
Ky projekt është një efort i përbashkët dhe sukses i cili buron nga vizioni i përbashkët për të përmirësuar kualitetin e edukimit. Jemi krenar që universiteti “Luarasi”, po drejton iniciativën transformuese, është më shumë se një përfshirje akademike. Është një investim në një të ardhme më të mirë për shoqërinë dhe të rinjtë në konflikt me ligjin.
Universiteti “Luarasi” si koordinator është i përfshirë për të siguruar transparencë, bashkëpunim efektiv dhe ndikim të mirëfilltë. Së bashku do të sjellim një ndryshim që do të zgjasë në arsimin e lartë, duke i ardhur në ndihmë jo vetëm institucioneve, por edhe komunitetit akademik në Shqipëri e më tej.
Le ta shohim si një mundësi për të punuar bashkë, për të shkëmbyer ide dhe për të dërguar rezultate që bëjnë diferencë.
Faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit për këtë bashkëpunim të frytshëm”, u shpreh ajo.