7
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar shtëpinë e modës “Walone” që punëson 100 punëtore.
Ai ka thënë se industria e modës tani është një prej bazave të ekonomisë së re të Kosovës.
“Shumë vite më parë kishin një dyqan në Prizren, por me punë të pandalshme kanë arritur ta ndërtojnë shtëpinë e modës “Walone”, një fabrikë të madhe me mbi 100 gra punëtore”, ka thënë Hamza.
“Tani eksportojnë gjithandej botës. Industria kreative është një prej bazave të ekonomisë së re të Republikës sonë dhe do të ketë mbështetje të plotë përmes granteve dhe subvencioneve për eksportuesit”, ka theksuar ai.
Ai ka premtuar se gratë do ta kenë edhe mbështetjen personale si kryeministër i ardhshëm!
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com