Izraeli ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e një gjyqtari të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) i emëruar për të qenë pjesë e panelit që do të vendosë nëse duhet të lëshohet një urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raporton Reuters.
Lëvizja mund të çojë në një vonesë tjetër në vendimin e çështjes, në të cilën kryeprokurori i ICC-së lëshoi një kërkesë në maj për të lëshuar urdhër-arreste për Netanyahun, ministrin e atëhershëm izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre liderë të lëvizjes palestineze Hamas, në lidhje me me luftën në Rripin e Gazës.
Kërkesa ka nevojë për miratimin e gjyqtarëve të GJNP-së, por vendimi i tyre është vonuar, pjesërisht si rezultat i disa ankesave të paraqitura nga Izraeli që sfidojnë juridiksionin e GJNP-së.
Në një shtyrje shtesë, gjyqtarja rumune Iulia Motoc, duke përmendur arsye shëndetësore, kërkoi në tetor të tërhiqej nga trupi gjykues që analizonte kërkesën për urdhër-arrest. Ajo u zëvendësua nga gjyqtarja e ICC-së, Beti Hohler, e cila është sllovene.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Izraelit tha në një deklaratë të datës 11 nëntor dhe të parë nga Reuters të mërkurën se Hohler kishte punuar për zyrën e prokurorit të përgjithshëm përpara se të zgjidhej gjyqtar i ICC dhjetorin e kaluar.
“Izraeli kërkon me respekt që gjyqtarja Beti Hohler të japë informacion për të sqaruar nëse ka (ose jo) arsye për të vënë në dyshim paanshmërinë e saj,” tregon deklarata e cituar.