Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka tërhequr shtatë ambasadorë.
Në dekretet nuk përmenden arsyet pse janë tërhequr këta ambasadorë, ndërsa nuk ka sqarim as nga Kabineti i Siljanovskës.
Dekretet për tërheqjen e shtatë ambasadorëve nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova janë publikuar në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare të datës 11 nëntor. Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata. Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO me seli në Bruksel, Dane Taleski, i cili sipas vendimit do të qëndrojë, ambasador deri më 15 janar 2025, ndërsa mandati i gjashtë të tjerëve përfundon më 30 nëntor të këtij viti.
Nga 1 dhjetori përfundon mandati i Teuta Agai Demjahës, e cila është shefe e misionit ekzistues të Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndër ambasadorët e tjerë të tërhequr është Danço Markovski në Shqipëri. Dekrete janë tërhequr edhe për ambasadoren në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Maria Efremova, pastaj Faton Bejta nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dheShaban Jashari, i cili është ambasador në Katar me qendër në Doha.Dekretet nuk specifikojnë arsyet pse këta ambasadorë janë tërhequr.