Rama ndan shifrat: prej 2019, më shumë se 227 mijë fëmijë kanë përfituar ‘bonusin e bebes’
by mona22222
Prej janarit të 2019 më shumë se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes. Kjo bëhet e ditur nga kryeministri Edi Rama, u cili ka ndarë shifrat në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Mirëmëngjesi, dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 227 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik.
Prindërve u jepet një çek 40,000 lekë për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lekë për fëmijën e tretë e më tej.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com