Melania Trump ka deklaruar se çifti Obama, i fshehën atyre informacione kur ajo dhe Donald Trump u shpërngulën për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, duke e bërë tranzicionin për ta ‘sfidues’.
Ajo po përgatitet të kthehet në rezidencën presidenciale më 20 janar, pasi bashkëshorti i saj, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump betohet në detyrë, shkruan DailyMail.
Por, tanimë Zonja e Parë, pret që kësaj here zhvendosja të jetë më e lehtë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak se tani ajo nuk ka nevojë të mbështetet tek paraardhësit e saj në detyrë për informacion në lidhje me shtëpinë dhe procesin e tranzicionit – të cilin ajo pretendon se çifti Obama e ka mbajtur për vete.
“Hera e parë ishte sfiduese; nuk kishim aq shumë informacion”, tha ajo për Fox & Friends.
“Informacioni u fsheh nga administrata e kaluar. Por kësaj here, i kam të gjitha, do të jetë tranzicion më ndryshe”.
Thumbat e Melanias kundrejt çiftit Obama vijnë pasi Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit.