Trajneri i përfaqësues tonë kuqezi, braziliani Sylvinho, ka dalë në një konferencë për shtyp, tre ditë përpara nisjes së grumbullimit, të ekipit tonë kombëtar, para dy ndeshjve të fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve, ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Sylvinho po flet për gazetarët e pranishëm lidhur me zgjedhjet e tij sa i takon lojtarëve të grumbulluar si dhe për objektivat e kuqezinjve për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.
Lojtarët e thirrur dhe shanset në grup
Kemi 5 lojtarë që rrezikojnë të mos luajnë ndeshjen e fundit nëse ndëshkohen me karton të verdhë. Ndaj kemi thirrur një grup më të madh futbollistësh. Edhe sepse Kumbulla, Bare dhe Manaj, duhet të jenë ende nën vëzhgim, pasi do të jenë mjekët që do të na thonë nëse do të luajnë apo jo.
Kemi një avantazh që dy ndeshjet e fundit do t’i luajmë në shtëpi. Mund të jemi të parët. Në këtë grup çdo gjë mund të ndodhi, të 4 skuadrat ishin pjesëmarrëse në Euro 2024.
Dhimbja e kokës për çdo trajner është gjë e mirë. Të jesh në lojë deri në dy ndeshjet e fundit në këtë grup është një arritje për ne. Për mua është më mire sa më shumë lojtarë të kem në dispozicion. Jam i lumtur për Muçin dhe Bajramin, po kalojnë një formë shumë të mirë.
Do të jenë ndeshje të vështira. Kemi edhe 5 ditë për të kryer stërvitje. Me zemër e me shpirt do mundohemi të bëjmë mirë e të shpresojmë më pas për më të mirën
Mungesa e Kristjan Shpendit
Kemi thirrur shumë lojtarë nga U-21, si Mario, Fetain. Më vjen keq për Pajazitin që është i dëmtuar. Ishte e vështirë për të thirrur lojtarë të tjerë. Shpendi po shënon është në formë të mire, por aktualisht është e pamundur, pasi nuk duhet të thërrasim lojtarë e mos ti aktivizojmë. Rikujtoj edhe Medon Berisha, pasi ai ka 15 ditë që nuk stërvitet, ndaj nuk mund ta thërrisnim.
Muçi dhe Uzuni
Situata e Manaj duhet vlerësuar. Daku është i skualifikuar për ndeshjen e pare. Muçi është një trekuartist, Uzuni luan më shumë në krah. Ata janë lojtarë me karakteristika të ndryshme. Do të shohim në stërvitje, do të flasim me lojtarët e do të vendosim.
E ardhmja
Kemi shumë lojtarë të rinj e shumë të talentuar. Nuk duhet t’i bëjmë presion. Ata s’do të jenë që nesër gati për të bërë diferencën në fushë. Ata kanë nevojë për më shumë kohë që të fitojnë eksperiencën e nevojshme. Ka një proces në kombëtare. Jemi munduar të krijojmë një lloj ekuilibri mes lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj.
Çekia dhe Ukraina
Janë skuadra shumë të forta. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Ne jemi aty, luajmë si të barabartë me këto skuadra. U them lojtarëve gjithmonë: Të jemi në lojë deri në fund, të kemi shanset tona. Për mua kjo që po bëjmë është diçka e madhe. A ka vend për përmirësim? Sigurisht që po, lojtarët une, të gjithë mund të përmirësohemi.
Formacioni dhe aspekti taktik
Edhe Çekia e ka patur të vështirë të luante përballë nesh. Jemi përmirësuar shumë. Të luash ndeshje në këto lloj nivelesh përballë skaudrave të tilla, për ne është krenari, që vijmë në fund të kësaj fushate dhe jemi në lojë. Çekia është skuadër e fortë. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe nëse duam të fitojmë. Jam krenar për skuadrën time.
“Sold out” dhe presioni nga tifozët
Çdo ndeshje kemi patur fatin ta kemi stadiumin plotë. Për ne do të shërbejë si motivim. Ky është një avantazh i bukur, që duhet ta shfrytëzojmë. Që të dalim fitues në këto ndeshje, e përsëris do të duhet të japim më shumë se sa 100%.