Forca të shumta të Policisë kanë hyrë më 30.10.2024 në shtëpinë ku u gjetën dhe u arrestuan Gzim e Faik Gashi, të dy të shpallur në kërkim javë më parë me urdhër të prokurorit Ersan Qavolli në lidhje me plantacionin e drogës që u gjet në një zonë të Klinës.
Njësia Speciale Intervenuese (FIT) mori pjesë në arrestim pasi që dy të dyshuarit konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë.
Gzim e Faik Gashi, të cilët ishin në kërkim me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Pejës, Ersan Qavolli, në lidhje me rastin e plantacionit të drogës në Klinë, janë arrestuar.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e dy vëllezërve:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, si rezultat i hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy persona ë dyshuar, të cilët dyshohen në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të këtij viti.
Më 10 gusht të këtij viti, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.
Të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personat e dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave kriminale, në veqanti luftë e pakompromis do të bëhet kundër personave dhe grupeve kriminale që janë të përfshirë në kultivim dhe abuzim me droga.