Presidentja Gordan Siljanovska Davkova fajin për faljet e hedh tek gjykata pasi atje fillojnë procedurat.
Sipas saj, se janë në bisedime për krijimin e përbërjes së re të Komisionit për Falje, Presidentja thotë se nëse anashkalohet e drejta e faljes, së shpejti mund të ballafaqohemi me vërejtje nga Këshilli i Evropës për suspendim të të drejtës për falje.
“Mendoj se edhe anëtarët e Komisionit, edhe unë, jemi udhëhequr nga filozofia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Unë kam besuar dhe ende besoj që njerëzit edhe kur janë në burg, janë njerëz, ndoshta janë çnjerëzuar në ndonjë moment, por nuk duhet të harrojmë që ata janë qytetarë, votojnë. Për këtë ekziston edhe e drejta për falje. Dmth secilit duhet t’i jepet mundësia për socializim dhe risocializim. Mendoj se hapi më i rëndësishëm është i pari. Lutjet vijnë përmes gjykatës. Gjykata është përgjegjëse që kur ta krijojë dosjen për të dënuarin dhe atë që kërkon falje, t’i theksojë të gjitha faktet relevante, jo vetëm aktgjykimet, por edhe sjelljen dhe ngjashëm. Por mos të harrojmë”, deklaroi Siljanovska-Davkova.