29
Lille ka marr një fitore të rëndësishme mbrëmë ndaj Atletico Madridit në Spanjë me rezultat 1-3, në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë për francezët e realizoi Edon Zhegrova, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti kosovar pas ndeshjes e pati një festë të veçantë, ku u pa me plisin e bardhë në kokë.
Ai përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Instagram, është parë i lumtur dhe me plis në kokë.
Kujtojmë se Zhegrova e nisi ndeshjen nga banka por në lojë u inkuadrua në minutën e 16-të dhe barazoi rezultatin në minutën e 61 me një supergol.
Ky ishte goli i parë në karrierën e Edon Zhegrovas në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info