Bleona Krasniqi, asistentja e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, është rehatuar në këtë ministri në pozitën Zyrtare për Informim. Krasniqi rezulton se ka qenë fillimisht asistente e Pecit në kabinetin e tij, për të dal e para në konkursin publik për pozitën Zyrtare për Informim, në Divizionin e Komunikimit.
Në dokumentin që e ka siguruar Ballkani.info, Krasniqi është vlerësuar me 89 pikë në konkursin publik, duke rezultuar kandidatja më e “suksesshme” në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.
“Në bazë të Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarë Publik dhe nenit 11 të Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural publikon rezultatin nga Komisioni i vlerësimit në procedurën e pranimit për pozitën: Zyrtar për Informim në Divizionin për Komunikim me Publikun për kandidatin fitues: Bleona Krasniqi me 89.6 pikë”, thuhet në dokument.
Në ueb faqen e kësaj ministrie Krasniqi del të ketë qenë asistente e Pecit e që ende nuk i është larguar emri, pas marrjen së pozitës së re.