Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë serbë për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës.
Në Zernosek të Leposaviqit të dielën rreth orës 17:30, policia ka ndaluar një mashkull serb që dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. Rastin e ka marrë në shqyrtim prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në fshatin Bubë të Zubin Potokut, rreth orës 19:30, janë ndaluar një veturë dhe një kamion me një mashkull dhe dy femra serbe që gjithashtu kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të kalojë në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër ka ndodhur në Bello Bërdo në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.
Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.