Vizita e Von der Leyen në Kosovë, ja me kë takohetShare Button Gazeta BlicPresidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen javën e ardhshme do ta nisë një turne në shtet e Ballkanit Perëndimor.Ajo të shtunën, më 26 tetor, do të jetë në Kosovë. Kështu bëhet e ditur në kalendarin e publikuar në web-faqen e KE-së, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Von der Leyen vizitën e saj e fillon në Shqipëri të mërkurën më 23 tetor, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, e më pas pritet ta mbajë një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.Më 24 tetor (e enjte) do të takohet me presidentin shqiptar, Bajram Begaj.
Po të enjtën, Von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin Hristjan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.Më pas, po të enjten do të largohet për në Bosnjë e Hercegovinë, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse.
Presidentja e KE-së të premten do të ketë takime në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq.
Ditën e fundit të turneut Von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë, kurse më pas do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq.