‘TEMAT E TILLA NUK ËSHTË DASHUR FARE TË NXIRREN NË “PAZAR”
Tirana zyrtare me shqetësim i përcjell zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Kështu thotë ambasadori shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani në një deklaratë për Klan Maqedoni duke folur për aktualitetin politik.
Meidani nuk komentoi vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e balancuesit dhe paralajmërimeve për heqjen e disa dispozitave nga ligji për gjuhën shqipe dhe thotë se temat e tilla nuk është dashur fare të nxirren në “Pazar” dhe të komentohen pasi sipas tij, krijojhet trysni e panevojshme në vendimmarje.
*“Ne i përcjellim me shqetësim zhvillimet e fundit nuk komentojmë vendimet e gjykatave aq më shumë vendimin e gjykatës kushtetuese aq më shumë gjykatës kushtetuese të një vendit tjetër. Madje më vjen keq që kam parë që është hedhur për konsum public në Pazar sic themi ne diskutimi përpara se të merreshin vendimet e tilla që ju përmendët këto nuk janë të shëndeteshme sepse krijojnë trysni të panevojshme në vendimmarrje”,tha fillimisht Meidani.*
Sipas tij se pesha dhe rëndësia e për ruajtjen dhe përmirësimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat momentalisht bije mbi shumicën parlamentare, respektivisht partitë që Qeverisin vendin. Cështja e përfaqësimit vlerëson ai duhej të parashifej dhe garantohej nga vetë kushtetuta.
*“Këto situata duhet të zgjidhen jo më kot është parë dhe ka qenë e nevojshme që të parashikohej në kushtetutë e RMV-së amendamentet për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe sigurisht që mekanizmat e nevojshëm për zbatim. Tani mbetet që është detyrë e të gjithë institucioneve publike që të respektojnë Kushtetutën dhe të garantojnë të gjitha të drejtat e parashikuara, përfshirë edhe të drejtën për përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ndërkohë sic e shpreha edhe në takim që isha është detyra e këtij krahu legjislativ të parashikojë cfarë nevojash legjislative ka për përmirësimin të mëtejshme për zbatim dhe garantim të këtyre të drejtave në këtë vend”, deklaroi ambasadori shqiptar.*
Ambasadori Mediani këto komente I bëri pas akimit që zhvilloi në parlament me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së Nikolla Micevski. Ndërsa dje pas takimit me zëvendëskryeministrin Mexhiti, Meidani ka potencuar se sfidat e fundit paraqesin vështirësi të mëdha dhe se mbeten të palëkundur në angazhimin për parandalim të konflikteve.