Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila sërish ka mohuar bisedën me terroristin serb, Milan Radoiçiq, audio-incizim ky i publikuar gjatë ditës së djeshme. Sipas Kusari-Lilës një audio e tillë është e montuar, pasi siç tha ajo ka folur vetëm një herë me Milan Radoiçiqin dhe atë në gjuhën shqipe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shefja e deputetëve të VV-së madje tha se për këtë rast ka shkuar edhe në Polici dhe ka kërkuar ekspertizë profesionale për publikimin në fjalë që pretendojnë diçka të tillë, pasi sipas saj “zëri mund të këputet dhe të ngjitet”.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot, Kusari-Lila kur mori fjalën, asaj iu vendos përreth një shirti nga deputeti Haki Abazi ku shkruante “rrezik”, e të cilin ajo vetë e largoi më vonë me një palë gërshërë.
Biles deputeti i pavarur i tha asaj se këtej flet me terroristin serb, e në anën tjetër shkonte për ngushëllim tek varri i rreshterit të vrarë më 23 shtator të vitit të kaluar, Afrim Bunjaku. Abazi tha se kurrë më mirë s’është ndjerë me përshkrimin “deputet i pavarur”, pasi s’do donte të rreshtohej kurrë në anën e VV-së.
Në seancën e tensionuar të Kuvendit të Kosovës, opozita vazhdimisht kërkonte të dinte se çfarë i kishte premtuar në këmbim Kusari-Lila dhe VV-ja, Radoiçiqit.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha sot se Radoiçiqi bashkë me VV-në e kanë përcaktuar pagën minimale, e kështu duke lënë jashtë saj veteranët e invalidët e UÇK-së. Madje PDK-ja kërkoi edhe debat parlamentar për “koordinimin” e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, por i cili kur u hodh në votim, për një votë nuk arriti të votohet.
Rashit Qalaj, deputeti i kësaj partie i bëri thirrje edhe AKI-së që shefja e grupit parlamentar të VV-së të shpallet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës, ndërsa kërkoi të dinte kërkesat që ia ka plotësuar VV-ja sipas tij në “këmbim të votës së deputetëve të Listës Serbe për për të përjashtuar veteranët e luftës nga paga minimale”.
“Se po e fëlliq edhe mandatin si deputete”, tha Bekim Haxhiu i PDK-së, i cili shtoi se Mimoza Kusari-Lila për të shpëtuar veten është në gjendje ta akuzoj edhe UÇK-në që kanë bashkëpunuar me Serbinë për të luftuar.
E gjatë seancës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se përgjimi në të cilin është përfshirë shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristi Radoiçiq, është fatkeqësi kombëtare.
Për Ramush Haradinajn është hera e parë në ekzistencën e shtetit të Kosovës që është bashkuar vota e shqiptarëve me Listën Serbe kundër UÇK-së është e që sipas tij një gjë e tillë ka ndodhur në Qeverinë e Albin Kurtit.
Këtë të fundit, kreu i AAK-së e quajti edhe “spiun të Serbisë”.
E gjatë seancës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se përgjimi në të cilin është përfshirë shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristi Radoiçiq, është fatkeqësi kombëtare.
Në media të mërkurën janë publikuar disa audio-incizime të reja ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës, ish-deputetit Slavko Simiq dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Biseda mes tyre zhvillohej për Projektligjin për Pagën Minimale dhe votimin e kandidatëve për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetues