Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës rreth 500 metra larg ambasadës izraelite në Danimarkë, njoftoi policia në Kopenhagë të hënën, pesë ditë pas një sulmi që kishte në shënjestër këtë ndërtesë diplomatike, raporton AFP.
“Ne po kërkojmë sigurisht të përcaktojmë nëse ka një lidhje me incidentin në ambasadën izraelite”, tha Trine Moller, inspektor i policisë së Kopenhagës. “Asgjë nuk tregon se kështu janë gjërat”, ka shtuar njëkohësisht ajo, duke saktësuar se shpërthimi padyshim është shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri.
Pamjet nga shtypi lokal tregojnë gjurmët e shpërthimit përpara një ndërtese banimi rreth 500 metra larg ambasadës izraelite.
Natën e 1-2 tetorit, në afërsi të kësaj ambasade kanë ndodhur shpërthime, të shkaktuara me gjasë nga hedhje granatash, në kuadër të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Sipas akuzës, dy të rinj suedezë, 16 dhe 19 vjeç, dyshohen se mbanin pesë granata, nga të cilat dy i hodhën që u ulën në një tarracë rreth njëqind metra larg godinës diplomatike.
Të dyve u vendosën në paraburgim për 27 ditë nga një gjyqtar të enjten. Dy ditë më vonë, policia daneze njoftoi se akuzat ndaj tyre ishin shtrirë edhe në vepra që lidhen me legjislacionin e terrorizmit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në Suedi, ambasada izraelite në Stokholm u vu në shënjestër të të shtënave të martën, të cilat nuk shkaktuan lëndime.
Shërbimet suedeze të inteligjencës nuk e kanë përjashtuar përfshirjen e Iranit në këto dy incidente.