©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Kryeministri Edi Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit për hernien inguinale disa ditë më parë në QSUT.
Pas operacionit për hernien inguinale, kryeministri Rama është kthyer sot aktivitetit të përditshëm. Kryeministri bëri një ndërhyrje kirurgjikale në QSUNT në ditën e enjte më datë 3 tetor.
Operacioni zgjati rreth 2 orë në drejtimin e Shefit të Kirurgjisë, Arben Gjata.
Mësohet se Rama është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer sot në punë, teksa gjatë pasdites së sotme përpara kryeministrisë pritet të mbahet protesta e PD dhe opozitës që paralajmëron mosbindje civile për kërkesën e tyre për qeveri teknike.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com